Gjilan

Diell e pasqyrë

Tahir Dalipi

Fshihet dielli mes mjegullash veshtullore
Në pranverën vjeshtore.

Ia shajnë stinën pasqyrës diell
Me të tilla sharje që vetë sharësi të vjellë.

Mbrohen sy nga lëbyrja, jo me pëllëmbë,
Jo me një, po me dy këmbë.

Dhjetëra aktorë, veç një spektator,
Me rol tragjik në hi arkaik.

You Might Also Like