Egzon Sinani është transferimi i radhës te Prishtina.
Qendërmbrojtësi llapjan është larguar nga Gjilani pas gjashtë muajve të kaluar aty dhe karrierën do ta vazhdoj te Prishtina.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka prezantuar afrimin e qendërmbrojtësit 29-vjeçar.
Postimi i plotë nga FC Prishtina (pa ndërhyrje):
Mirë se vjen Egzon Sinani
Qendërmbrojtësi me përvojë, Egzon Sinani, 29 vjeç, i lindur më 07.06.1994 në Podujevë, ish-futbollisti i Llapit, Ballkanit dhe së fundi Gjilanit, ka pranuar këmbëngulësinë e skuadrës që të jetë pjesë e jona duke iu bashkëngjitur skuadrës në Pogradec.
“Prishtina është klubi më i trofeshëm, me kushtet më të mira dhe nuk e pata të vështirë të pranoja ofertën për t’u veshur “bardhekaltër”, pavarësisht se viteve të kaluara nuk ishin krijuar kushtet dhe rrethanat që më herët t’i bashkohesha skuadrës”.
“Besoj shumë, se minimumi i minimumit të synimit do të jetë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Por, duke e parë ekipin nga afër se çfarë disponon, jam i bindur që do të ndjekim edhe titullin”.
“Kemi grup jashtëzakonisht të mirë futbollistësh, por më së shumti më gëzon fakti që shumica e futbollistëve janë të rinj dhe po shoh shumë entuziazëm të madh në grup”, tha Sinani. /Gazeta Olle/