Futboll

Ja kur do të zhvillohen ndeshjet Gjilani – Dukagjini dhe Llapi – Drita, dihen edhe gjyqtarët

FFK ka përcaktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e mesjavës në Superligë, që i takojnë xhiros XXXII. Tri ndeshje janë paraparë të luhen të mërkurën kurse dy të tjera të enjten për tu kompletuar xhiroja.

3 maj 2023 (15:00)
Gjilani-Dukagjini, gjyqtar kryesor: Alban Shala;
Ferizaji-Drenica, gjyqtar kryesor: Mervan Bejtullahu;
Malisheva-Trepça’89, gjyqtar kryesor: Dardan Çaka;

4 maj 2023 (15:00)
Ballkani-Prishtina, gjyqtar kryesor: Visar Kastrati;
Llapi-Drita, gjyqtar kryesor: Burim Jahmurataj.

You Might Also Like