Shëndeti

Komiteti Specialistik i Stomatologjisë ndan mirënjohje post mortum për Dr. Rasim Sefiun

Komiteti Specialistik i Stomatologjisë ndan mirënjohje post mortum për Dr. Rasim Sefiun

Komiteti Specialistik i Stomatologjisë, sot ka ndarë mirënjohje post-mortum për Dr. Rasim Sefiun.
Komiteti ka dhënë këtë mirënjohjen post mortum për stomatologun gjilanas Dr. Rasim Sefiu, në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin që ai ka dhënë.

Kolegu i tij Erblin Ibrahimi, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se Dr.Rasim Sefiun do ta kujtojmë si pishtarin tonë shpirtëror dhe profesional.

Dr.Rasim Sefiun do ta kujtojmë si pishtarin tonë shpirtëror dhe profesional.
Ishte ditë dimri kur ti ike dhe dimër le pas në zemrat tona të cilat tash i ngrohim me kujtimet më të mira për ty.
Për Cimin do të ketë vetëm datë të lindjes.
Kujtimi për ty do të jetë i paharruar, jehona e veprave tua nuk do të vdes kurrë!

You Might Also Like