Gjilan

Lutfi Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkovic

 

Gjilan, 29 prill 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e  djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë. Në reagimin e Hazirit, thuhet:

 

“Mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës jemi njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komnale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private.

 

Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë.

 

Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”, thuhet në reagim.

 

You Might Also Like