Gjilan

Përfundoi “Muaji i Karrierës”!

Sot më 26.02.2022 u mbajt ceremonia përmbyllëse e “Muajit të Karrierës” aktivitet ky i mbajtur për herë të parë në Kosovë. Klubi i Karrierës, i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, organizoi “Muajin e Karrierës” gjatë tërë muajit shkurt të këtij viti. Arti, politika dhe diplomacia, shkenca, dhe sporti ishin këto 4 fusha të cilave iu dedikuan 4 javët e shkurtit. Java e Artit u mbajt nga 1 deri më 4 shkurt, Java e Politikës dhe Diplomacisë nga 7 deri më 11 shkurt, Java e Shkencës nga 14 deri më 18 shkurt dhe Java e Sportit nga 21 shkurt e deri në ditën e djeshme. 12 sesione të mbajtura në total. 4 nga to sesione virtuale/online dhe 8 të mbajtura fizikisht. Të ftuar në “Muajin e Karrierës” ishin: 1. Aktori dhe producenti Fatmir Spahiu 2. Dekani i fakultetit të arteve prof. Dr. Hazir Haziri 3. Fotografi Endrit Hoti 4. Ambasadorja e RKS në Mbretërinë e Suedisë, Shkëlqesia e Saj Znj. Shkëndije Geci Sherifi 5. Konsulli i RKS në IOWA z.Artan Duraku 6. Këshilltari Komunal z.Gentrit Murseli 7. Drejtoresha e DKA Gjilan, znj. Selvete Sylejmani 8. Drejtoresha e BIRN Kosova, znj. Jeta Xharra 9. Shkencëtari prof. Dr. Halil Ibrahimi 10. Nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, znj. Mimoza Shkodra 11. Kampioni karatesë z.Valdrin Rashiti 12. Trajnerët Rinor dhe Naxhije Behluli.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, i cili përgëzoi nxënësit për realizimin e këtij aktiviteti të veçantë në tërë Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për nxënësit. Fjalë rasti patën Drejtori i Gjimnazit, z. Bekim Mustafa, Profesori mentor i Klubit të Karrierës Pajtim Vela, Kryetarja e Klubit Aurela Shala dhe nënkryetari i klubit Drion Shaqiri.

You Might Also Like