Premtohet mbështetje për bizneset vendore dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, është takuar me zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Jeton Mehmeti.
Ai tregoi se gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në mbështetjen e bizneseve vendore dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik.
“Në fokus të bisedës ishin edhe projektet që nxisin investimet, rritjen e prodhimit vendor dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Gjilan”, tha Huruglica.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tregoi se janë dakorduar që përmes koordinimit të ngushtë të avancojnë iniciativa konkrete që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunës.



