Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e aktorit të shquar Mirush Kabashi. Kjo humbje është një humbje e madhe për komunitetin artistik dhe të gjithë ata që e njihnin. Fjala nuk mjafton për të shprehur dhimbjen tonë. Teatri i Gjilanit shpreh ngushëllime të ngrohta e të sinqerta për familjen e tij dhe miqtë. Kujtimi i tij në skenë do të mbetet gjallë për gjithmonë. ”
Një biografi e shkurtë e aktorit tashmë të ndjerë
Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Artisti shqiptar me origjinë nga Gjakova la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Ndër rolet e tij të larmishme, më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.
Në skenën e Teatrit të Gjilanit ai është paraqitur disa herë duke shkëlqyer me rolet dhe kreacionet e tij artistike.
Po ashtu, ai ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare. Jo vetëm kaq, ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.
Që nga viti 2014 mban titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa më parë kishte fituar titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.