OPINION

Për ngritjen e monumenteve historike për dëshmorët, Komuna duhet ta merr përgjegjësinë

Shkruan: Shefik Surdulli

Gjilan, 15 maj 2018 Kisha kënaqësinë që sot, në takimin e komitetit të Shërbimeve Publike…, ta mbështes, pa hezitim, kërkesën e Këshillit të fshatit Zhegër, për ndihmë financiare për ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini. Shuma e kërkuar, prej 7500 euro, nga këshilli I fshatit Zhegër, është gati sa 1/5 e vlerës së përgjithshme të projektit (vlera e projektit: 35000 euro). Prandaj, merita për ngritjen e shtatoreve të këtyre dy dëshmorëve, në plan të parë i takon këshillit Organizativ të fshatit Zhegër, si iniciator, pastaj të gjithë atyre donatorëve që me buxhetin e tyre e kanë mundësuar ngritjen e shtatoreve. Komuna e Gjilanit, duhet që vet të kujdeset, ta merr përgjegjësinë edhe për shpenzimet për ngritjen e monumenteve historike-përkujtimore, për të gjijthë dëshmorët e komunës sonë, pavarësisht në ç’hapësira të komunës vendosen ato. Participimi I komunës me këtë shumë simbolike, është jo serioze dhe nuk reflekton përgjegjshmëri me qëllimin e luftës për liri, për të cilën edhe kanë rënë dëshmorët. Përndryshe, e vlerësoj lart kontributin e Këshillit Organizativ të fshatit Zhegër për ngritjen e shtatoreve të vëllezërve Ukshini – dëshmorë të luftës çlirimtare të Kosovës Lindore. Poashtu mirënjohje për autorin – skultptorin e kësaj vepre të bukur artistike.

You Might Also Like