ARSIMI

Pensionohet mësimdhënësja Bukurije Alidema

Sot në Viti, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka organizuar një pritje me rastin e pensionimit të mësimdhënëses, Bukurije Alidema.

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi atë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, duke theksuar se për rreth 20 vite ajo ka shërbyer në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja brenda vendit por edhe disa vite të tjera jashtë vendit.

Në shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj, kryetari Haliti i ndau asaj një mirënjohje, duke i uruar shëndet dhe pensionim të mbarë. Ndërkaq, drejtoresha e shkollës “Halil Alidema”, Dita Pira, bëri të ditur se në emër të kësaj shkolle, në prag të shënimit të Ditës së Flamurit, nxënësja Aurita Zuka ka realizuar një pikturë me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të cilën ia dhuroi kryetarit Haliti.Nderkojw po sot wshtw penssionu edhe punwtori i arsimit Naim Berisha. Aziz Zuka

You Might Also Like