Gjilan

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ndërpret seancën e sotme në mungesë të kuorumit, vazhdon në shtator   

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ndërpret seancën e sotme në mungesë të kuorumit, vazhdon në shtator   

Gjilan, 1 gusht 2022 / Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka shtyrë për në shtator vazhdimin e seancës së tetë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, tha se seanca do të vazhdojë në shtator, me pikat e mbetura të rendit të ditës.

Opozita është larguar nga salla e Kuvendit, pas insistimit që kryetari i Komunës, Alban Hyseni të kërkojë falje që e kishte lëshuar seancën më 28 korrik, për shkak të ndërhyrjeve në fjalën e tij.

Opozita këmbënguli që seanca nuk mund të vazhdojë pa një kërkim falje.

Kryesuesi Arianit Sadiku ka thënë se ky është tentim për të eskaluar situatën dhe për braktisje të seancës, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që kryetari ndërpritet gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Sadiku i ka bërë vërejtje opozitës për fjalorin e përdorur dhe ka kërkuar prej saj që të tregojë respekt ndaj kryetarit kur ai e merr fjalën në Kuvend.

‘Nëse kërkoni diçka prej dikujt, fillimisht duhet të ndaleni e ta shikoni veten’, ka thënë Sadiku.

You Might Also Like