OPINION

Vlera e njeriut

Shkruan: Erisa Bahtijari

Jam e bindur se çdo person së paku një herë në jetë është ballafaquar me pyetjen se a më mirë është të kesh para, të jesh dikush, apo të kesh bukuri fizike dhe përgjigjja e secilit ka qenë se asnjëra nga këto nuk kanë vlerë, ku në mendjen e tyre përgjigjja ka qenë ndryshe.

Të gjithë kemi opinionet e tona personale në të cilat nuk mund të ndërhyj askush. Mendimi im bazuar në mentalitetin e tashëm të të gjithë njerëzimit është se të kesh është kryesore për një rrugë drejtë, një jete të përkryer. Kur ke pasuri, ke të ardhura, je i lirë të bësh çfarë të do zemra. Ti nuk mund të jesh një person me famë në qoftë se nuk ke të holla, po ashtu kur ke pasuri mund të bëhesh kushdo që dëshiron, bën ndërhyrje në trupin e fytyrën tënde për të arritur bukurinë që gjithmonë ke ëndërruar.

Jetët e secilit vlejnë. Të qenit i vlefshëm nuk do të thotë vetëm te kesh para, por edhe te kesh një familje pranë vetes, një shoqëri që të do e të pranon ashtu siç je. Lumturia arrihet me mënyra të ndryshme, e cila një ndër to është të qenit i pasur. Ti je personi më i bukur ne botë, je person i veçantë ndryshe nga e gjithë bota, por kriteret e bukurisë kanë ndryshuar së bashku me mentalitetin njerëzor. Ti gjykohesh se nuk je i bukur nëse ke një shenjë të vogël në fytyrë, gjë që nuk është e vërtetë, sepse Zoti të ka veçuar nga të tjerët me atë shenjë, me zhvillimin e teknologjisë brenda 5 minuta mund ta zhdukësh shenjën për jetë e vetmja gjë që të duhet është paraja.

Është viti 2023, një vit ku çdo njeri i shikon së pari interesat e tij e me pas kujdesët për të tjerët.

Dëshmi kemi të shumta ku fillojmë se pari njerëzit e lartë të qeverisë të cilët kanë siguruar ushqim e strehim për vetën ndërsa për të tjerët nuk interesohen, të pasurit qe kanë siguruar nxehtësi ndërsa te varfërit vdesin nga ftohti, vajzën 13 vjeçare që humbi babain nga mos prania e të hollave për të paguar ilaçet e nevojshme për sëmundje e shumë raste të tjera

Këto dëshmi pohojnë faktin se të hollat kanë një vlerë të madhe në jetën tonë.

Në momentin që ti nuk ke të holla nuk mund të aktrosh si një person i pasur, kur në fakt nuk mund të sigurosh një çik bukë për të mbajtur shpirtin e gjallë. Nga pasuria, nga të hollat, të gjitha të tjerat rrjedhin njëra pas tjetrës. Dashuria e tjetrit ndaj teje, lumturia jote, konfidenca jote, të gjitha rriten e paraqiten në jetën tënde kur ti përmbush kriterin e të qenurit i pasur./kryelajmi.com/

(Autorja është gazetare praktikante në kryelajmi.com)

You Might Also Like