OPINION

ATA KISHIN GJETUR FORMULËN E BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE


kadri Shkruan:Kadri Gërvalla

 

(Me rastin e 35 vjetorit të vdekjës së JUSUFIT ,KADRIUT DHE BARDHOSHIT)

 

Shteti serb,duke e parë rrezikun nga një dorë e fortë e trimave në mërgim organizoi vrasjen e tyre.Dhe kjo ndodhi.Më 17.Janar 1982, në orën 22.30, në Untergrupen bach(afer Shtutgardit).

Njerzit vdesin veq kurr harrohen,ndërsa,Jusufi,Bardhi dhe Kadriu do mëbesin gjithmonë të gjallë si tre yjet e pavdekësisë.

 

Natë Janari flake plumbashë

I vran,tradhtin quan në vend

Loti pikoi e rruga vdes avash

Dhembja tretë qiellin urti e çmend.

:

Që kur erdhën në mërgim Trimat,ju kishte ra në sy mungesa e një organizimi të mirfillet,prandaj,me kujdes dhe me shum durim nisen ti studiojojën rrethanat në të cilat duhet të zhvillohej e shtrihej lëvizja e veprimtaria patriotike,organizimi dhe bashkimi drejt një qellimi final.Por dihej se dëshira e Jusufit ishte pa diskutim,Bashkimi i të gjitha trojeve etnike në një atdhe të vetëm me Shqipërin Amë!

Tek Jusuf Gervalla gjithmon ishte optimizmI ,tek Kadri Zeka ,gjetja e mundesive te reja dhe tek Bardhosh Gervalla,gjithmon komunikimi dhe afersia me mërgimtarët.Kjo vrehej edhe kur një tubim ,apo demonstratë ku nuk kishte edhe aq shumë pjesmarrës,ata nuk brengoseshin dhe thoshin,..sot me kaq, nesër më më shumë,e pasneser…e kështu me radhë…çdo ditë do të na shtohen “dasmorët”. Pra,optimizmI I tyre për të ardhmën e kombit, do ti shoqroj deri në rënjën e tyre, ndërsa, idealizmi I tyre lenë të kuptosh,se …Pa ideal s´ka fitore në asnjë luftë…

Me ,“TRE YJET E PAVDEKËSISË”, lexuesi e ka edhe më të qartë se atë që nuk e bëren në Stamboll të Turqisë drejtuesit e ilegalës për bashkimin e të gjitha organizatave në një organizatë të madhe,e ku ishin edhe KADRI ZEKA dhe BARDHOSH GERVALLA,të deleguar nga Gjermania dhe Zvicrra, këtë e beri në Perendim JUSUF GERVALLA duke I bashkuar revistatë që I botonin,JUSUFI,KADRI ZEKA ,si LAJMETARIN E LIRISË, BASHKIMIN,LIRIJA-dhe filluat ta botonin “ZERIN E KOSOVËS”,I cili u botua nje kohë shumë të gjatë edhe pas rënjes se TYRE, ku edhe motoja e këtyre resistive ishte “Me penë dhe me pushkë për Liri dhe Bashkim me vendin Amë, Shqipërinë Sosialiste”.

Që të tretë mendonin për një organizim sa ma të mire ,në luften drejt lirisë,JUSUFI ,per këtë I shkroi leter edhe Enver Hoxhës,më datën 19,gusht 1980.

I DASHUR SHOKU ENVER!

Ishte një leterë shumë e gjatë dhe e kjartë në ndihmën që ai kerkonte nga Shqipëria.CITOJ:”Po tash,meqë lufta jonë politike ka hyrë në fazën e vet përfundimtare,e cila po zhvillohet në favorin tonë, janë të domosdoshme edhe forma më të larta organizimi të aktivitetit revolutionar.Edhe nga kjo pikpamje ne, me një vonesë të

kosiderushme, kemi arritur në perfundim se luftës sonë I duhet një emërues I përbashkët dhe i fuqishëm…pra një ndihmë konkrete nga ju Z-Enver Hoxha dhe nga Partia e Punës së Shqipërisë” .

Shteti serb,duke e parë rrezikun nga një dorë e fortë e trImave në mërgim organizoi vrasjen e tyre.Dhe kjo ndodhi.Më 17.Janar 1982, në orën 22.30, në Untergrupen bach(afer Shtutgardit).

Ata të cilët kishin gjetur formulën për bashkimin e shqiptarëve në mërgim ishin vrar,lajmi tronditi mbarë kombin shqiptarë.Shokët u betuan se do ju marrin hakun,apo siq shkruante shtypi I ilegalës”TRE RANË MIJRA U NGRITËN”.

Plotë, 20-vite ,ku mergata I beri homazhe varreve te tyre në Shtutgard në qdo pervjetor të tyre,dikush I ndau për së vdekuri,sepse, për së gjalli nuk do kishte forcë që do ti ndante.Pra,… më 23.mars 2002 eshtrat e tyre zhvarrosen nga toka germane,e cila I pranoi të TRE së bashku të pandarë…!

Sot eshtrat e JUSUFIT DHE BARDHOSHIN PUSHOJNË NE DUBOVIK,Ndersa,eshtarat e KADRI ZEKES në Gjilan.Autori Tafallari në shenjë levolte shperthen edhe ma shumë duke kuptuar se zemra e tij do të thotë se, Ata së bashku menduan,punuan,shkruan,vepruan,luftuan… së bashku u vranë,gjaku I tyre u derdh në një vend…së bashku u varrosen dhe të TRE së bashku u ngritën në përjetësi!!!

2-

…dhe nëse vdes të lë testament

Ndryshe do më ngel e zezë pike

“Mua JusufinKadriun e Bardhin

Na vranhijenat,se deshtëm Republikë”.

“FJALA E TYRE ME BESË BURRI…ME PESHË GURR!!!

Veprimtaria e Vëllzërve Gervalla dhe e Kadri Zekës ishte aq e begatshme sa që edhe në librin kushtuar trimave gjejmë shkrime të shumta të botuara në revistat dhe shtypin illegal të udhehequr nga JUSUFI DHE KADRI ZEKA.

Por jo veq kaq atu gjejm edhe let rat që per here te pare botohen derguar shokve si ,si dhe fjalimet të mbajtura me mergimtarët kudo në Gjermani.Të gjithë artikuj , të shkruar janë marrë nga orgjinali i tyre.

Këto shkrime me peshen e vet artistike dhe me meszhe idealiste kan mbetur edhe sot vlera të larta në gazetarinë dhe publicistiken e re moderne.

Shkrimet e JUSUFIT në Gazetën”BASHKIMI”,mandej ne at “LAJMETARI I LIRISË”,faktori POPULL,ishte vendimtar.Dhe per ketë në mes tjerash në Nr.1.të vitit 1981,po në keto gazeta pat thën”Mirpo, ne,po vepruam me përkushtim dhe energji patriotike e revolucionare,do të kemi në dorë një faktor tjetër i vendosur e i bashkuar vendimtar:faktorin POPULL.Kur të ketë hyrë i vendosur e i bashkuar në sherbim të luftës së drejt çlirimtare,populli përbën një fuqi të jashëzakonshme, e cila thyen

çdo potencial teknik dhe numerik të armukut pushtues”.

Jusufi me mjeshtri të rrallë shkrimore,i ben thirrje mërgatës dhe popullit shqiptar kudo,se mos të ju besoj atyre njerzve që kishin zgjedhë rrugen e titizmit,ne krye me Fadilin,Mahmutin,Xhavitin etj,por të marrim nje rrugë tjeter,at të kryengritjes dhe e revolucionit e cila do jet edhe rruga e vdekjes së tyre. Duke e kuptuar politiken hegjomoniste serbe ,dhe duke e pare se të gjitha te drejtat ju merreshin shqiptarëve,me një fjali shumë të thesht,bënë një thirrje shumë të fuqishme dhe shkruan”A MBAHET SHPIRTI ME KULUMRIA”,pra popull ngrituni se veq e drejta per ta mbajtur shpirtin me kulumria na ka mbetë.

Kadri Zeka,po ashtu shkruante në gazetën “LIRIA”, sa fjalë e bukur që sa her e thonim buzët na mbetshin ngrirë.

Shkrimet e Kadriut lexoheshin ilegalisht kudo edhe ne Kosovë,pra Marksiste-leninistet e Kosovës,të asaj kohe e kishin të qartë,se liria nuk vjen ,por per kete duhet dhen edhe at sublimen,dhe kudo në ballina te gazetave te tyre ishta parulla”LUFTA E POPULLIT TONË ËSHTË E DREJTË DHE DO TË TRIUMFOJË”.

Bardhosh Gërvalla,veprimtari i cili fliste anglishten ,gjermanishten sllovenishten dhe ishte mjeshter i artit dhe komunikimt me njerzë.

Gjithmon duke punuar në sensibilizimin e qeshtjes shqiptare,gjente rrugë per ti kalur veshtersitë,që hasnin shpeshë.

Shperndarja e revistave dhe organizimi i tubimeve ,i demonstratave ishte e dhe nje barrë e Bardhit.Pra gjithmon me vete kishte parullat”

“KOSOVA REBOBLIKË-JEMI PATRIOTË,S´JEMI SHOVENISTË-THIKA E DIPLOMACISË EVROPIANE COPTON ATDHEUN TONË”,

…Dhe kur lexuesi lexon kete ditar shehë qartë dhe kupton se trimeria ,ideali,shoket ,lufta dhe rruga e lirisë,janë,të shenjta.Në këtë ditar ju lexues të nderuaR DO TA KUPTONI SE SI Jusuf Gervalla e kaloi kufirin Slloveni Austri në tunelin e erret rreth 8000-mij metra,dhe mund të ket , te till te kishin degjuar me par, pa LEXUAR KETE LIBER MUND EDHE TE MOS BESONIN.

Por ketu kishte edhe diqka te perbashket ky tunel me JUSUFIN ,pra kishi te dYTë ditlindejn me 1.Tetor;DHE SE KY TUNEL IA ZGJATI JETEN EDHE PER 25 muaj,deri ne daten e kobshme te 17.Janarit te vitit 1982,ku ranë TRE burra që historia dhe vepra e tyre do jetoj gjithmonë.

Aparati shtetror serb,organizoi vrasjen e Vëllzerve Gervalla dhe të Kadri Zekës,dhe pa dyshim se në pregaditjen e atentatin mund të ishin edhe disa shqipfols,të cilet nuk kan tjeter emer veq se tradhtar.

Ç´do gjë ishte pregaditur naten e 17.Janarit,kur edhe pas vrasjes se tyre dhe dergimt në spital,edhe mjeku kujdestar ishte me emrin “VIDIQ”.Kët e vrejti edhe i madhi Jusuf Gervalla ende pa dhen shpirt duke biseduar me SUZANëN gruan e tijë,edhe pse në gjendje shumë të rend,ai ju drejtua policisë dhe të pranishmëve me keto fjalë”Mua Jusuf Gërvallën,Vllaun tim Bardhoshin dhe shokun ton KADRI ZEKËN,na vrau UDB-ja ,jugosllave,vetem pse donim KOSOVËN REPUBLIKË”.

 

Pra mund të shtoj se kurrë nuk duhet heshtur,por duhet t´i kushtohet rëndësi punës dhe vepres së Jusufit ,Kadriut dhe Bardhit,duke shkruar në vazhdimësi për TRIMAT.Të tre ATA YJE janë një faqe e lavdishme e historisë së kombit shqiptar!

Gjithsesi nga fundi i viteve 70,sidomos me angazhimin e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në organizimin e mërgatës sonë në Perendim,perpjekjet shqiptare për liri nisën t´i merrnin konturat e një lëvizje moderne të organizuar e të strukturuar.

Marr në pergjithesi libri i autorit Faridin Tafallarit, e ka shtjelluar tematikën e ketij me një stil të hollë, duke gershetuar jo vetem emrat e lartpermendur ,por edhe tematikat e shumta ,te cilat i japin librit shumë ngjyra,por njëkosisht edhe një përpjekje për të ofruar sa më shumë permbajtje nga ajo që mund të emrohet si tërsi e jetes shoqrore shqiptare.

Do e perfundoj këtë veshrim , MENDIM TE ARTË NGA BARDHOSH GERVALLA”…Do të luftoi vetem kundra armikut,kundra atij, që po na i burgos e po na i vret motrat e vëllezërit tanë,vëtem atë armik kam… se ditët e mira do të vinë, se LIRIA do të agoj,dhe malli,që na djeg per atdheun e robruar,do të shuhen….”.

 

Edhe pse kaluat 35 vite nga vdekja e tyre ,prap në mërgatë malli veq po shtohet për këta trima që kishin gjetur formulën e bashkimit të shqiptarëve,

Tre trima në Janar I vran at natë…

Eh…sa loti është derdhur,e malli nu po na shuhet N ´mërgatë…

You Might Also Like