Gjilan

Kryetari Hyseni e zv. ministrja e Sportit bisedojnë për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, priti në takim zëvendës ministren e Kulturës, Rinisë e Sportit Daulina Osmani.
Tema të bisedës ishin sfidat e ndryshme për kulturën, rininë e sportin, posaçërisht përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030.
“Kisha nderin të pres për takim zëvendës ministren e MKRS-ës Daulina Osmani”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, tregoi se bashkëbiseduan për projektet e përbashkëta dhe detyrat që kanë përpara, si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030.
“Bashkë me Qeverinë e Kosovës, po angazhohemi maksimalisht që të arrihen të gjitha objektivat”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like