Gjilan

AAK: Për një qeveri e cila për prioritet ka qytetarin dhe zhvillimin ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan, njëherit edhe kandidat për deputet nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Rexhep Kadriu, të enjten është takuar me banorë të lagjes “Reshat Ymeri” si dhe të fshatit Llashticë, ku është pritur nga përfaqësuesit e nëndegëve të AAK-së, shoqëruar nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Rexhep Kadriu, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha se tani është koha të mobilizohemi dhe njëzëri të zgjedhim ata që do të na përfaqësojnë gjatë qeverisjes së ardhshme dhe se ka ardhur koha që të votojmë për njerëzit më të mirë të Kosovës.

“Po hyjmë në një proces zgjedhor jo sepse na pëlqejnë zgjedhjet, por për shkak të pafuqisë së qeverisë në ikje për të marrë vendime të rëndësishme për vendin. Ne i kemi hyrë kësaj rruge duke e pasur një qëllim, të krijojmë kushte më të mira për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e tyre, të dëshmojmë një qeverisje të re, e cila për prioritet ka qytetarin dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Kadriu.

“Në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, bashkë me dy drejtorët komunal të kësaj qeverisje komunale Nazim Gagica dhe Agim Zuzaku, kemi dhënë një shembull të mirë se si qeveriset komuna, se si identifikohen problemet dhe krijohet zgjidhje për to”, ka thënë në fund Kadriu.

Në këtë takim në të cilin morri pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi, i cili gjithashtu është kandidat për deputet, tha se

nëse një qeveri, e cila për kaq kohë sa ishte në qeverisje nuk arriti të punojë me përgjegjësi për qytetarin, atëherë atë qeveri duhet rrëzuar dhe duhet ti lëshohet vendi atyre që dinë dhe duan të punojnë për të mirën e qytetarëve tanë.

“Të gjithë e dimë se kjo qeveri në ikje u nis keq dhe natyrisht se edhe fundi do të jetë i tillë. Me një qeveri të udhëhequr nga Ramush testosterone cypionate steroid for sale Haradinaj”, tha më tutje Isufi.

Një fjalë rasti mbajtën edhe kryetarët e këtyre dy nëndegëve Sabri Rexhepi dhe Sedat Ymeri, të cilët premtuan përkrahje dhe përkushtim maksimal në fitoren e madhe që do të arrihet më 11 qershor.

Ndryshe, në listën për deputetë të koalicionit të madh PDK-AAK-NISMA, Gjilani përfaqësohet nga tre kandidatë, Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu dhe Magbule Shkodra, për të cilët po merret përkraje e madhe në mënyrë të vazhdueshme, falë punës dhe përkushtimit të mëparshëm të treguar nga ta.

You Might Also Like