Gjilan

Kadri Veseli: Më 11 qershor do të ketë shkëlqim të ri të demokracisë

“Platformë më premtuese për rininë, gruan dhe në përgjithësi për qytetarët e Kosovës është Platforma Fillimi i ri, ideator i së cilës është kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë, kryetar I degës së PDK-së dhe kandidat për deputet z.Zenun Pajaziti në pritjen që i është bërë sot në Gjilan, kryetarit Veseli.

Ndërkaç z.Hajredin Kuqi, duke folur për profilin e Kadri Veselit tha se kryetari Kadri Veseli ka ecur në një hap me Adem Jasharin, tashmë po ec në hap me integrimet Europiane.

Kryetari I PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë se Gjilani ka qenë entuziast për PDK-në dhe më 11 qershor bindshëm do të dëshmojë fuqinë e tij. Qytetarët e Kosovës e duan vendin e tyre dhe janë të gatshëm të japin shumë sakrificë për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës.

Me Fillimin e Ri do të ndodhë avansimi I të rinjëve, krijimi I perspektivës në Kosovë, përfaqësimi dinjitoz I grave në jetën insitucionale dhe zhvillimi I gjithëmbarshëm I shtetit tonë.

Veseli tutje ka shtuar se në konceptin e PDK-së e rëndësishme është ruajtja dhe sovraniteti I Republikës, që të shënjtë dhe të lartësuar kemi Flamurin Kombëtar dhe njëkohësisht Flamurin e shtetit të Kosovës.

Duke folur për shqiptarët në Luginë e Preshevës, z.Veseli ka thënë se me çdo veprim tonin do të jemi përkrah vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të drejtat e të cilëve në asnjë moment nuk do të heqim dorë.

Kandidatja për deputete znj. Leonora Morina-Bunjaku, ka thënë se Fillimi I Ri ka në fokus zhvillimit ekonomik, vendosjen e gruas në vendin meritor dhe avansimin e rinisë.

You Might Also Like