ARSIMI

Certifikohen 62 mësimdhënës vitias

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, 62 mësimdhënës nga komuna e Vitisë, e cila është komuna e vetme që realizon një program të tillë, kanë ndjekur programin e trajnimit për klasën përgaditore dhe arsimin fillorë në zbatimin e kurikulës së re, ndërsa sot janë certifikuar.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka përgëzuar mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm duke theksuar se këto certifikata të trajnimit për kurikulën e re, janë një mjet shumë i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur mësimdhënësit.

“Këto certifikata ofrojnë njohuri të reja dhe strategji të avancuara që ndihmojnë mësimdhënësit të krijojnë ngritje të cilësisë së arsimit dhe një mjedis mësimor më të mirë. Një trajnim i tillë do të ndikojë pozitivisht në performancën dhe suksesin e nxënësve”, u shpreh kryetari Haliti.

Në anën tjetër trajneri i këtij programi, Haki Azemi, u shpreh se e ardhmja e këtij vendi është në duar të sigurta, pasi që mësimdhënësit janë një potencial që do të krijojnë mjek e inxhinierë, jo vetëm për vendin tonë por edhe më gjerë. Ai, po ashtu tha se tani mësimdhënësit janë të gatshëm të zbatojnë njohuritë e fituara, me nxënësit e tyre.

Në fund, kryetari Haliti bashkë me drejtoreshën e DKA-së Arta Ajetin, kanë bërë shpërndarjen e certifikatave për mësimdhënësit si dhe iu kanë uruar festën e 7 marsit – Ditës së mësuesit.

 

You Might Also Like