Gjatë vizitës në Bursa të Turqisë, pata nderin e kënaqësinë që ta takojë Konsullin e nderit Fahrettin Gülener, i cili na ofroi ndihmë e mbështetje për paisjet Makers Space dhe makinat CNC.
Së bashku takuam edhe drejtorin për arsim nga kjo komunë z.Metin Sezer, ku u dakorduam që për mësimdhënësit tanë të ofrohen trajnime e avansime profesionale në mësimdhënie, e të cilat do të shërbejnë në ngritjen e mësimdhënies në komunën tonë.
Z.Fahrettin mbetet njëri ndër personalitetet më të veçanta që kam takuar, i cili më dha motiv të mëtejshëm për punë e suksese.