Futboll

Drita tregon arsyet se përse kryendeshja nuk do të zhvillohet në Gjilan

FC DRITA si nikoqire ju njofton se kryendeshja e javës së gjashtë në Superligë mes klubit tonë dhe SC Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Derbi më i madh lokal, FC DRITA –SC Gjilani do të zhvendoset të zhvillohet në Prishinë për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve tanë.
Në gjendjen aktuale, stadiumi “Selami Osmani – Bezi” është në restaurim dhe nuk i plotëson kushtet për një ndeshje derbi të tillë.
Kjo ndeshje zhvillohet më 26 shtator, ora 15:00, ndërsa për detaje të tjera rreth këtij takimi do të njoftoheni me kohë.

You Might Also Like