Futboll

Gjilani i kthehet fitoreve

Gjilani ka shënuar një fitore shumë të vlefshme në ballafaqim me Lirinë e  Prizrenit  dhe ka përmirësuar dukshëm edhe goldallimin,  ngase fitorja ishte e thellë me rezultat 3:0.

Vendasit shënuan shumë herët, që në minuta 8, kur pas një harkimi nga e djathta Elvedin Heriq nga afërsia me një gjuajtje të fortë e mposhti portierin Stivi Frashëri për 1:0.

Posa ka nisur pjesëloja e dytë, Gjilani sërish ka  shënuar, kur pas një gjuajtje nga këndi më së larti është shkëputur Roganoviq, që me kokë tundi portën e Lirisë.

Krejt në fund të ndeshjes, në minutën 86 ka shënuar edhe Basha, për të ndërprerë agjërimin e Gjilanit sa i përket fitoreve./kryelajmi.com/.

You Might Also Like