Ka përfunduar ndeshja e fundit e kampionatit 2025/26 me fitore të Vllaznisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:0 ndaj KF Rahoveci. Golat u shënuan nga: Enes Beqiri, Jasin Sahiti dhe Erblin Sokoli.

Ne foto golashënuesi më i mirë i Vllaznisë, Enis Beqiri me 17 gola.
Falënderimi i tifozëve të KF Vllaznisë së Pozharanit për lojtarët e kësaj skuadre
Në një postim të tifozëve të Vllaznisë “Tigrat” , të postuar sot në facebook pas përfundimit të kampionatit në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës:
Në emër të Tigrave, falënderojmë gjithë skuadrën e KF Vllaznia për sakrificën, mundin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit.
Edhe pse nuk arritëm të inkuadrohemi në Ligën e Parë, ju dhatë gjithçka në fushë dhe na bëtë krenarë me luftën dhe zemrën që treguat në çdo ndeshje. Faleminderit trajnerit Përparim Livoreka, kryetarit Halit Alidema, nënkryetarit Besim Halimi, drejtorit sportiv Arsim Ostërgllava dhe gjithë stafit të klubit për punën e palodhshme.
Ky nuk është fundi, por vetëm një hap drejt sukseseve të ardhshme. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë klubit tonë në çdo sfidë. Forca Vllaznia! A. Zuka




