U shpallën kampionë në komunën e Gjilanit, kurse vendin e parë e zunë edhe në Rajonin e Gjilanit, ngase ishin më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre nga Kamenica e Vitia.
Ndeshjet që u zhvilluan në Llabjan dhanë përballje interesante.
Në gjysmëfinale u takuan Gjimnazi “Zenel Hajdini” nga Gjilani dhe Gjimnazi “Ismajl Qemajli” nga Kamenica, ku më të mirë ishin gjilanasit që ngadhënjyen me rezultat 2:1 në sete. Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” ishte i lirë, andaj u plasua në finale, ku nuk mund t’i bëjë ballë ekipit që drejtohej nga profesori Muhib Sahiti dhe gjilanasit fituan me rezultat të pastër 2:0 dhe do të përfaqësojnë Anamoravën në garat republikane.