Sot, 27 vjet më parë, më 17 Shtator 1999, qyteti i Gjilanit, fshatrat e Komunës dhe e tërë Zona Operative e Karadakut ishin në nderim të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së!
Ky vend i shenjtë dhe i veçantë, këtu ku pushojnë të rënët e luftës për lirinë e Kosovës nga Serbia pushtuese, dikur ishte vendi i quajtur Popovicë!
Por, me përkrahjen edhe të Komandantit të Zonës e të strukturave të tjera të pushtetit të dalë nga lufta, si dhe me vendim të Komandantit të US ARMY, LTC SCURLOCK, ky ishte lokacioni që u caktua për Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. E them me bindje se është njëri nga vendet më të mira, ose më i miri, ku pushojnë Dëshmorët e Kombit!
Më 17 Shtator 1999, kur është bërë rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, atë ditë në Gjilan gjithçka ishte vënë në nderim të ceremonisë madhështore të përcjelljes së fundit për në Kodrën e Dëshmorëve, të nderit të Atdheut!
Udhëheqja e Komunës duhet ta mendojë që kjo ditë të vazhdojë të jetë ditë e shënuar në kalendarin e Komunës së Gjilanit!
Atëherë, në nderim të ceremonisë së rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, mësimi nuk është zhvilluar në asnjë nivel. Në sektorin shtetëror kanë punuar vetëm spitali dhe furra e bukës!
Me pjesëmarrjen e tërë Gjilanit, të tërë Komunës, të ardhurve nga Zona e Karadakut, por edhe nga e gjithë Kosova dhe nga pjesë të ndryshme të trevave shqiptare, u zhvillua një ceremoni e paparë nderimi e respekti!
Propozoj që, në të ardhmen, në Kompleksin e Varrezave, këtu në Kodrën e Dëshmorëve, t’i sjellim eshtrat e Idriz Seferit, të Ramiz Cërnicës dhe të figurave e personaliteteve të tjera madhore të Kombit!
Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Ismet Sylejmani,



