Futboll

“Intelektualët” do të udhëtojnë në Podujevë

Drita luan ndeshjen kryesore të javës në udhëtim ndaj Llapit, ku dy skuadrat janë në garë për titull dhe pritet ndeshje spekakolare.

Për ta bërë këtë ndeshje edhe më të zjarrtë, tifozët e Dritës kanë njoftuar se do të udhëtojnë në Podujevë për ta përkrahur klubin e zemrës.

Njoftimin e kanë bërë të ditur vet Intelektualët duke dhënë detaje nga mënyra e organizimit.

Të dielën udhëtojmë drejt Podujevës, për ndeshjen e radhës që Drita e luan ndaj Llapit. Njëra nga sfidat më vendimtare të këtij sezoni.” thuhet në postim.

You Might Also Like