Bujqësi

50 bujq të komunës së Vitisë përfitojnë folie najloni për kultivimin e shalqirit

50 bujq të komunës së Vitisë përfitojnë folie najloni për kultivimin e shalqirit

Në kuadër të mbështetjes për bujqit e komunës së Vitisë, sot janë shpërndarë foli najloni për 50 fermerë të kësaj komune, që merren me kultivimin e shalqirit.

Në ceremoninë e ndarjes së subvencioneve, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar që të mbështesin sektorin e bujqësisë, por edhe fushave të tjera si perimtari, pemëtari etj.

Naim Piraa, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tha se kjo mbështetje sadopak do ti ndihmoj bujqit.

Duke folur rreth procedurave të aplikimit për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, drejtori Pira tha se ka filluar aplikimi dhe procesi është duke shkuar mirë. “Drejtoria e Bujqësisë, i ka bërë gjitha përgatitjet.

Deri më sot janë mbi 400 aplikime dhe deri më 25 maj kur përmbyllet afati, besojmë se do të arrijmë të përfshijmë numrin e konsiderueshëm të atyre bujqve që aplikojnë për subvencione. Përpos këtyre, ne jemi në përgatitje për përgatitjen edhe për subvencione të tjera nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari e Zhvillimin Rural”, ka thënë Pira.Aziz Zuka

You Might Also Like