Viti

Kryetari Haliti priti në takim këshilltaren komunale nga Saint-Julien-en-Genevois, znj. Minavere Bislimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim znj. Minavere Bislimi, këshilltare komunale në Komunën e Saint-Julien-en-Genevois të Francës.
Gjatë takimit, kryetari Haliti shprehu vlerësimin e tij të lartë për angazhimin dhe kontributin e znj. Bislimi në komunën ku ajo ushtron detyrën, duke theksuar se ajo përfaqëson në mënyrë dinjitoze komunitetin shqiptar në mërgatë dhe njëherësh shërben si urë lidhëse në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Temë kryesore e takimit ishte organizimi i pritjes zyrtare të kryetarit Haliti në Komunën e Saint-Julien-en-Genevois, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të nisur pas nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet dy komunave.
Me këtë rast, u ritheksua përkushtimi i përbashkët për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, e cila synon zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si kultura, arsimi, sporti, bujqësia dhe zhvillimi ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbim përvojash dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të të dy komunave.
Kryetari Haliti falënderoi znj. Bislimi për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Vitisë dhe Saint-Julien-en-Genevois, duke shprehur besimin se bashkëpunimi ndërmjet dy komunave do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

You Might Also Like