Futboll

Milazim Bajraktari është lojtar i ri i SC Gjilanit

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Milazim Bajraktari, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në fazën përgatitore në Bansko të Bulgarisë.

Pas dakordësisë së arritur me KF Trepça ’89 për transferimin e kartonit të futbollistit, Bajrktari ka nënshkruar kontratë me Sport Club Gjilani, e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Bajrktari i bashkohet projektit të klubit si një futbollist me potencial të madh dhe me ambicie për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme.

Sport Club Gjilani falënderon KF Trepça ’89 për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të këtij transferimi dhe i uron Milazimit shumë suksese me fanellën kuqe e bardh.

You Might Also Like