Gjilan

Kryetari Haziri ngushëllon familjen Hasani me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur, Lulzim Hasani

 

 

Gjilan, 7 gusht 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Lulzim Hasani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hasani. Në telegram, thuhet:

 

“E nderuara familje Hasani,

 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Lulzim Hasani – Luli.

 

Luli ka qenë shembulli më i mirë i afaristit në Gjilan dhe gjatë kohës sa udhëhoqi bizneset e njohura, kontribuoi shumë në punësimin e qindra personave.

 

Lulin do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mik e humanist të madh të qytetit.

 

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

 

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

 

You Might Also Like