Gjilan

Kryetari Hyseni pret ne takim kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Masar Dushi

Gjilan, 18 nëntor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune kryetarin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Masar Dushi.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi lidhur me nënshkrimin e një Memorandumit të ri të Mirëkuptimit, në mënyrë që të realizohen projekte të rëndësishme komunitare.

Kryetari Hyseni e ka falënderuar kryetarin e këtij Asociacioni për vizitën, derisa i ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like