Gjilan

Leonora Morina – Bunjaku përshëndetet me kolegët mësimdhënës, ajo do të jetë zëvendëskryetare e Gjilanit

Leonora Morinia – Bunjaku, profesoreshë e Gjuhës Angleze në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është përshëndetur nga kolegët dhe nxënësit e saj në këtë shkollë, ngase ajo do të marrë detyrë të re dhe do të jetë zëvendëskryetare e Gjilanit. Morina – Bunjaku, që i ishte rrekur garës për kryetare të Gjilanit nga radhët e PDK-së, pas zgjedhjeve si pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen ajo do të zë pozitën e zëvendëskryetares së Gjilanit për një mandat katërvjeçar.

Profesoresha Leonora Morina – Bunjaku, duke iu falënderuar kolegëve dhe drejtorisë së shkollës, ka thënë se ajo do të shkojë në një detyrë e angazhime të reja, por se mendjen gjithnjë do t’a ketë te shkolla, ku ajo ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së saj profesionale.

“Mbase një ditë sërish do t’i kthehem profesionit që gjithnjë e kam dashur, atij të mësimdhënies”, ka thënë profesoresha Leonora Morina – Bunjaku, duke iu dëshiruar suksese nxënësve dhe kolegëve të saj, të cilët kishin organizuar një koktej përshëndetës dhe i kanë dhuruar në shenjë mirënjohje e kujtimi ca dhurata.

Edhe drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, i ka dëshiruar suksese në detyrën e re koleges së deridjeshme, duke theksuar se Morina – Bunjaku ishte model i një punëtoreje çfarë duhet t’a ketë arsimi.

Leonora Morina – Bunjaku është e lindur më 2 janar 1971 në Gjilan. Ajo ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze e më pas ka përfunduar edhe studimet measter dhe ka të regjistruara studimet e doktoratës. Karrierën e kishte nisur në Shkollën e Mesme “Marin Barleti” në Gjilan, pastaj në Gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”. Ajo ka ligjëruar edhe në Shkollën e Gjuhëve të Huaja “Oxford Studio”,m ka punuar në disa organizata ndërkombëtare, në Fakultetin e Edukimit e në Kolegjin Universitar “Gjilani” ishte edhe këshilltare komunale në Gjilan në disa mandate, por edhe zëvëndësiministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit. Ajo ka ushtruar edhe funksione të tjera dhe në mandatin katërvjecar do të jetë zëvendëskryetare e Gjilanit.

You Might Also Like