Futboll

Morina: Golat në fund, dëshmi se jemi të përgatitur mirë

 

Është hera e tretë që Gjilanit po i ndodh që në minutat shtesë të shënojë e për Arbnor Morinën kjo është një dëshmi e mirë që tashti ekipi i tij po tregon karakter të fortë, gjë e cila nuk ndodhte dikur kur pësonte në minutat e fundit.

“Ekipi është i përgatitur mirë taktikisht dhe fizikisht. Djemtë nuk po kursehen deri sap o e arrijnë rezultatin. Patëm raste të mira në pjesë të parë dhe atë të dytën, por edhe Liria pati raste dhe mundi të na dënojë, mirëpo unë jam shumë i kënaqur me atë që po tregojnë djemtë, ngase kemi patur tri ndeshje, një në barë sintetik, një në fushë të mbuluar me baltë dhe një tjetër të mbuluar me borë, ku ishte vështirë të luhej, por ne u paraqitëm mirë dhe në të ardhmen djemtë do të tregojnë edhe më tepër”, ka thënë Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like