Futboll

Shkëmbi: Patëm dëshirë e luftuam, por ishim të pafat

 

Lirisë, ekipit të trajnerit shqiptar Bledi Shkëmbi, po i ndodh shpesh që ndeshjet t’i humb në minutat e fundit. Ekipi i tij kësaj radhe ishte i pafat e megjithatë Shkëmbi mbeti i kënaqur me ekipin e tij, përkundër që ndeshja u luajt në një fushë të mbuluar me borë.

“Patëm rastet tona, sidomos në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm të shënojmë e kur nuk shënon, atëherë pëson. Dua të falënderojë çunat për dëshirën që kishin, për luftën që bënë, pavarësisht që nganjëherë futbolli është i tillë dhe humb pa fat, ashtu siç na ndodhi neve”, ka thënë Bledi Shkëmbi, kryetrajner i Lirisë.

You Might Also Like