ARSIMI

Pensionohet profesori Nijazi Haziri

Pas vitesh të shumta në arsim, pensionohet profesori i nderuar Nijazi Haziri, kontributi i të cilit ka lënë gjurmë në shkollat ku ka punuar.

Me këtë rast,  sot, në ambientet e shkollës së Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati”, është mbajtur një ceremoni në të cilën, pos profesorëve të shkollës, kanë marrë pjesë edhe profesorë e ish-profesorë, kolegë si dhe familjarë të z.Hazirit.

Roland Masurica, drejtor i shkollës, pasi ka falënderuar të pranishmit, për prezencën, ka shpalosur një biografi të profesorit, pas së cilës ka shprehur vlerësimet më të lartë për angazhimet profesionale në ngritjen e profileve të dizajnit të tekstilit. Andaj, sipas Masuricës, puna e profesorit, edhe pas këtij largimi, ligjërisht obligues, do të jetë e dukshme, edhe shumë kohë pas këtij pensionimi.

Përshtypje, vlerësime, për atë çfarë ka bërë profesori, kanë dhënë me fjalimet e tyre edhe profesorët: Rexhep Bunjaku, Hysni Halimi, Agim Kajtazi, Reshat Alidema, Avni Behluli, Hajrush Zeqiri, drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, Xhelal Jetishi si dhe ish-drejtori i shkollës, Emrush Qamili, të cilët profesorit i kanë uruar pensionimin dhe dëshiruar shëndet në pjesën tjetër të jetës, pa obligimet që ka shkolla.

Më pas, profesori Bujar Mujaj, në emër të Këshillit të profesorëve, profesorit Nijazi Haziri i ka dhuruar një orë dore, blerë kjo nga kontributi i profesorëve të shkollës.

Në fund, vetë profesori Nijazi Haziri, i ka falënderuar të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë, duke shtuar se përkundër emocioneve që kishte ditëlindja e 65-të, megjithatë, ndihej mirë që ka mundur të përjetojë këtë, moment ky të cilën ua ka dëshiruar edhe profesorëve të tjerë, që janë në pritje të këtij procesi që s’ndalon.  /2LONLINE/

You Might Also Like