Gjilan

Policia bashkëpunon me Universitetin “Kadri Zeka”

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi së bashku me Zëvendës Drejtorin Nënkolonel Shaban Azizi në kudër të ,,Strategjisë së integruar të policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në bashkësi 2021-2025’’ janë pritur në takim nga Dekani i Universitetit ,,Kadri Zeka’’ në Gjilan Z.Sadik Haxhiu dhe Profesor Fadil Osmani.
Gjatë këtij takimi Kolonel Rukiqi ka falënderuar stafin akademik dhe studentet e universitetit ,,Kadri Zeka’’ për bashkëpunimin me policinë e Kosovës dhe kontributin e dhëne në hulumtimin e kryer nga ky universitet në ,,Besueshmërinë dhe kënaqshmërinë e punës së Policisë së Kosovës’’ në Rajonin e Gjilanit.
Po ashtu edhe Dekani Haxhiu u shpreh se e vlerëson lartë punën dhe kontributin për ofrimin e sigurisë nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.
Me këtë rast nga Kolonel Rukiqi në shenjë falënderimi ju ndau edhe mirënjohje për Z.Haxhiun dhe Z.Osmani.

You Might Also Like