Shëndeti

Reparti i Pulmologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit shembull se si duhet ofruar shërbimet për pacientët

Me një staf profesionist, infermiere të përkushtuara në punën e tyre, rend e disiplinë rrallë ndonjë repart mjekësor në Kosovë do të mund të krahasohej me Repartin e Pulmologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Investimet më të fundit në Repartin e Pulmologjisë, që ishin domacion i Qeverisë së Luksemburgut kanë bërë që ky repart të marrë pamjen si të ishte në ndonjë spital të njohur evropian. Gjithçka është e vendosur me shije, në të ka rend, rregull e disiplinë, kurse pacientët e përcjellësit e tyre po fascinohen  me kushtet e mikpritjen që po ofron ky repart, që duhet të jetë shembull për spitalet e tjera dhe repartet specialistike.

Të rikojtojmë se muaj më parë ishin bërë rinovime të mëdha, andaj ai sot ofron shërbime me kushte moderne dhe që në të trajtohen qindra pacientë me probleme pulmonare. Trajtimin e këtyre pacientëve e kanë bërë 4 mjekë specialistë së bashku me 8 infermiere të këtij reparti. Sipas raportit të punës gjatë vitit 2022, gjithsej janë trajtuar 380 pacientë. Brenda jave në këtë repart trajtohen 14 pacientë, kurse brenda muajit deri në 55 pacientë. Një gjë e tillë potencohet edhe në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Gjithësesi se më shumë se çdo statistikë vlejnë deklarimet e pacientëve të cilët kanë vetëm fjalë miradie për stafin e këtij reparti, sikurse edhe për shërbimet që ofrohen në të.

You Might Also Like