ARSIMI

Si e kishte befasuar studenti nga Malësia e Bujanovcit për së miri profesorin e matematikës?!

Si e kishte befasuar studenti nga Malësia e Bujanovcit për së miri profesorin e matematikës ?!

P J E S A II

Ishin vitet e fundit të 60-tave(1969), teksa Ismet Shabani nga fshati Zarbincë sa kishte mbaruar shkollën normale në Gjilan, dhe as që kishte ëndërruar ndonej herë që karrierën arsimore të mësimdhënëist t’a nisë si arsimtar i matematikës. Atëbotë kuadra arsimore rrallë gjindeshin, e me këtë vështërësi më së shumti përballeshin viset malore. Ismeti si një djalë i ri, për dallim nga normalistët tjerë të asaj ane dallohej në lëndën e matematikës, posedonte afinitet dhe prirje për këtë lëndë logjike dhe kishte mendim të mirë matematik. Drejtoria e atëhershme e shkollës fillore “Skënderbeu” në Zarbincë, duke e parë potencialin e mësuesit Ismet për matematike, ia beson detyrën e mësimdhënësit të kësaj lënde shkencore për klasat e larta në këtë vatër të diturisë.


Për më tepër se një vit, mësuesi Ismet me plot sukses kontribon që nxënësit e kësaj malësie t’a mësojnë sa më mirë lëndën e matematikës, një lëndë ekzakte dhe kudo me mungesë kuadri deficitar.
Mësuesi Ismet që tash e dhjetë vite ështe në pension kujton me nostalgji këtë kohë të lartë dhe të vështirë duke thënë se: “Sa ishte privilegj, ishte edhe përgjegjësi e madhe për mua që të ligjeroja lëndën e matematikës, mirëpo për besimin, motivimin, bashkëpunimin, kontributin dhe frymëzimin i falënderohem përjetësisht ish drejtorit Xhemail Sylejmanit, prej të cilit shumë gjëra kam mësuar, e që më pas më kanë shërbyer tepër shumë në jetë”, ka pohuar mes tjerash mësuesi Ismet. Ai ka shtuar se gjatë kësaj kohe si mësimdhënës i matematikës kishte mësuar shumë më shumë se sa normalist, e më vonë edhe si student.
Madje e ka shumë të freskët kohën kur si student i Shkollës së Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan, e kishte befasuar për të mirë porfesorin e matematikës, tashmë të ndjerë Sadri Shkodrën.
“Sic ishte zakon në provime, tërhoqa tiketën e tri pyetjeve dhe përballë profesorit fillova të përgjigjem secilës pytje, teksa profesoi nuk hiqte syta nga unë dhe më vështronte e vëzhgonte me kujdes cdo lëvizje timen, se si punoja në fletën e bardhë. Më kujtohet mirë, se një nga pyetjet ishte dicka lidhur me bashkësitë dhe unë fillova të punoja ashtu sic i pata punuar me nxënësit dhe për një moment u dëgjua zëri i porofesorit Sadri! Ju lutem me jepni indeksin dhe letërnjoftimin?! Pasi i shikoj mirë e mirë, duke dyshuar se mos jam futur për dike tjetër, më parashtroi disa pyetje dhe në fund më tha se këto përgjigjie rralllë kush i jep në matematikë dhe pyeti se a jam i kënaqur me notën 8 (tetë), një notë goxha e lartë atsokohe, e vecmas në matematikë. Natyrisht, unë as që e kisha menduar dhe pritur se do ta marrë këtë notë kaq të lartë dhe nga gëzimi i pohova Po, ndonëse nuk munda t’i tregoja se këto detyra i kisha punuar me shumë lehtësi me ish nxënësit e mi”, ka kujtuar këto kohë të dikurshme, mësuesi Ismet.


Mësuesi Ismet, përvec përhapjes së dijes në Zarbincë, ai ka shpërnda për shumë vite edhe në Bilaq të Bujanovcit dhe në shkollën e “Musa Zajmit” në Gjilan, nga edhe është pensionuar me 40 vjet përvojë pune. /FUND/
Fehmi SYLEJMANI

You Might Also Like