Gjilan

Sot 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

05 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon

Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184.

Në total numri i rasteve aktive është 1.278.

You Might Also Like