Gjilan

Hyseni: Komuna e Gjilanit distancohet plotësisht dhe dënon ashpër incidentin e sotëm

Komuna e Gjilanit distancohet plotësisht dhe dënon ashpër incidentin e sotëm, ku u pengua dhe u shty fizikisht ekipi i TV Dukagjini, gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.
Puna e mediave dhe liria e shprehjes janë shtylla të patundshme të një shoqërie demokratike. Sqarojmë se personi i përfshirë në këtë incident nuk është zyrtar komunal.
Ne distancohemi plotësisht nga tendencat e ulëta të uzurpatorëve të pronës publike, konkretisht LDK dhe PDK për ta politizuar këtë ngjarje. Sulmet e tyre propaganduese shpërfaqin vetëm dëshpërimin e tyre politik.
Ekipit të TV Dukagjini dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve u shprehim mbështetjen tonë të plotë në realizimin e detyrave të tyre profesionale!

You Might Also Like