Shëndeti

Kryqi i Kuq i Kosovës Dega në Viti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHMLM “Kongresi i Manastirit” në Pozharan

Kryqi i Kuq i Kosovës Dega në Viti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHMLM “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, me qëllim të themelimit dhe funksionalizimit të Klubit të Kryqit të Kuq në shkollë.
Marrveshja eshte nenshkruar nga drejtoi i kesaj shkolle Mufail Halabaku dhe perfaqesues se kesaj dege ne Viti. Përmes këtij bashkëpunimi synohet të promovohen vullnetarizmi, solidariteti dhe humanizmi, si dhe të organizohen aktivitete edukative për nxënësit në tema si ndihma e parë, shëndeti, higjiena dhe parandalimi i varësive.
Falënderojmë shkollën për bashkëpunimin dhe përkrahjen në edukimin e të rinjve me vlera humanitare dhe në shërbim të komunitetit. Aziz Zuka

You Might Also Like