Futboll

Supertalenti Donat Azizi merr ftesë për t’u provuar në ekipet italiane

Supertalenti i Dritës, Donat Azizi, lojtar i ekipit të juniorëve, ka marrë ftesë për t’u provuar në pesë ekipe italiane.

Ky lojtar, 17- vjecar, i cili luan në pozitën e mesfushorit defansiv, me paraqitjet e tija të pëlqyeshme u kishte rënë në sy menaxherëve të futbollit, të cilët duke parë talentin e tij, dëshirojnë që atë t’a prezantojnë para ekipeve italiane, të cilat nga avër do t’a shohin talentin e tij, shkruan kryelajmi.com

Ftesa ka ardhur nga Petrangello Dino, nga A.O. Bellaria-Igea Marina SRL dhe futbollisti do të qëndroj në Itali prej 4 deri më 15 mars 2019.

Po kush është në fakt futbollisti Donat Azizi.

Ai është i lindur më 1 nëntor të vitit 2001 në Gjilan dhe që në moshën 11- vjeçare ai kishte qenë pjesë e Shkollës së Futbollit ’78, që drejtohej nga trajnerët Arben Zeqiri dhe Genc Sermaxhaj, për të kaluar më pas në ekipin e kadetëve të Dritës e më pas ka kaluar edhe në ekipin e juniorëve, ku luan edhe tashti.

Ai është një mesfushor defanziv dhe shquhet me teknikë të përsosur të lojës, e dhënë kjo që le të besohet se ai suksesshëm do t’i kalojë provat në Itali dhe do t’i bind ekspertët e atjeshëm për të vazhduar më tej karrierën në Gadishullin Apenin.

Ai është nxënës në Gjimnazin Shoqëror “Zenal Hajdini” në Gjilan dhe këto ditë ka marrë ftesë nga një menaxher italian  për prova në Itali, në Bolonja, Verona dhe në një klub të San Marinos, kurse ai provat do t’i ketë në qytetin e Riminit në Itali nga 04.03 deri më 15.03.2019./kryelajmi.com/

You Might Also Like