Viti

Në komunën e Vitisë në aksionin tradicional  humanitar janë ndihmuar 250 familje skamnore vitiase 

 Organizuar nga Shoqata humanitare e mërgimtarëve “Vitia” me seli në Gjenevë të, komunës së Vitisë si dhe Hipermarketi “Emi center” sot në Viti, është zhvilluar aksioni i madh tradicional humanitar ku 250 familje skamnore vitiase kanë pranuar pako ushqimore.

 

Ky aksion humanitar po zhvillohet tradicionalisht në Viti dhe atë në prag të Vitit të Ri.

Ndërkaq shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë do të bëhet sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë me këshillat e fshatrave.

Sokol Haliti,Kryetar I komunës së Vitisë, që ishte prezent  në këtë aksion humanitar, ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, dhe atë në prag të festës së Vitit të Ri. “Sot dua të falënderoj të gjithë ata që në prag të festës së Vitit të Ri, ju janë bashkangjitur aksionit të madh humanitar.

Ai ka thënë se një falënderim i veçantë shkon për mërgatën tonë e cila asnjëherë nuk ka harruar vendlindjen dhe të cilët përmes shoqatës “Vitia” me seli në Gjenevë, u janë bashkangjitur fuqishëm këtij aksioni. Gjithashtu ka  falënderuar  edhe Hipermarketin “Emi Center” e cila po ashtu është pjesë e këtij aksioni humanitar”.

E Xhavit Islami nga shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, theksoj se kjo shoqatë në bashkëpunim me mërgimtarët tradicionalisht po mbështet këtë aksion humanitar dhe falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion humanitar duke shpresuar që në vitin në vijim të ketë sa më pak qytetarë të kanë nevojë për ndihma humanitare.

Edhe Sali Avdullahu, veprimtar vitias që jeton në Zvicër falënderoj kryetarin Haliti për nismat e tij që të jenë pranë qytetarëve, në veçanti pranë familjet skamnore. Ndryshe, këto ndihma do të ju shpërndahen familjeve skamnore nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune përmes këshillave të fshatrave dhe në bazë të listës së evidentuar se ku gjenden familjet skamnore e pjesë e saj do të jenë edhe qytetarët e komunitetit pakicë të cilët jetojnë në komunën e Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like