Shkolla e mesme profesionale në Viti ka përkujtuar sot dëshmorin e lirisë Jonuz Zejnullahun, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë, dhe ka shënuar ditën e shkollës.
Me këtë rast, institucionet komunale të Vitisë dhe stafi i shkollës kanë vendosur lule pranë bustit të dëshmorit.
Në manifestimin e organizuar në këtë shkollë, para të pranishmëve një fjalë rasti e ka mbajtur drejtori i kësaj shkolle Ali Bislimi, i cili foli për historikun, rezultatet dhe të arriturat e nxënësve.
“Sot po shënojmë 23 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle. Në këtë përvjetor kujtojmë dëshmorin e kombit Jonuz Zejnullahun i cili ra heroikisht në Koshare, dhe përgëzojmë nxënësit të cilët kanë arritur rezultate të larta, e që janë pjesë e sukseseve të mëdha në lëmi dhe profesione të ndryshme”, tha ai.
Ndërsa në fjalën e rastit, zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu, tha se shkollat të cilat mbajnë me krenari emra të dëshmorëve na kujtojnë historinë e lavdishme të vitit 99-të.
“Shkollat të cilat i kanë përvjetoret e veta dhe mbajnë me krenari emra të dëshmorëve na kthejnë në dy ngjarje, na kujtojnë historinë tonë të lavdishme të vitit 1999, duke përkujtu dëshmorin Hoxhë Jonuzin përkujtojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë ata djem e vajza që kontribuan që ne sot procesin edukativo arsimorë ta zhvillojmë në liri dhe në anën tjetër kjo ditë na vjenë me plot rezultate e suksese nga nxբnësit e kësaj shkolle”, u shpreh Aliu.
Ndërsa në emër shoqatave të dala nga lufta një fjalë rasti e ka mbajtur kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dega në Viti, Xhevgjet Ademi.
Gjithashtu, në shënimin e ditës së kësaj shkolle, u ndanë lëvdata dhe mirënjohje për nxënësit e dalluar si dhe u mbajt një panair i punimeve të ndryshme nga nxënësit.Aziz Zuka