Gjilan

Takohen Nazim Gagica e Kushtrim Kadriu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me kryetaren e Gruas së Aleancës, Zarife Asllani, kanë pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Komunës, z.Kushtrim Kadriu. Është biseduar për tema me interes për qytetarët tanë; arsimin, shëndetësinë, kulturën e sportin, infrastrukturën rrugore si dhe me theks të veçantë punën e Kuvendit.
Kryetari Gagica ka kërkuar nga i pari i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, që të gjejë rrugëdalje në mënyrë që të mbyllet tema e buxhetit komunal si nevojë për qytetarët e Gjilanit. Po ashtu, Gagica ka kërkuar respektim të rekomandimeve të Qeverisë përkatësisht MAPL-së lidhur me buxhetin e propozuar si dhe harmonizimin e qëndrimeve mes ekzekutivit dhe legjislativit.
Aleanca asnjëherë nuk ka qenë pengesë për tema me interes për qytetarët, nuk do të jetë as tani e në të ardhmen. Aleanca vazhdon të mbetet gardiane e pakompromisë e interesit qytetar.

You Might Also Like