Futboll

Ballkani – Drita, dy gola të shënuar në pjesën e parë

Ballkani nuk I ka bërë tunelin e zakonshëm FC Dritës, ekip ky që ka siguruar titullin e kampionit për stinorin 2024/2025. Këto dy ekipe, më të mirat në vend janë përballur në një ndeshje prestigji, në të cilin FC Drita është futur me një foramcion më ndryshe se herave tjera.

Në një ndeshje të hapur, Ballkani ka arritur në epërsi në minutën 16, kur pas një topi jo mirë të amortizuar nga portieri Maloku, Adetunji nga afërsia e futi atë në rrjetë. Mirëpo disa minuta më pas Eris Abedini pati një nndërhyrje tejet e rrezikshme në Iljasa Zulfijin e Dritës dhe pas shikimit edhe në VAR mesfushori i Ballkanit përjashtohet me karton të kuq nga ndeshja.

Një lojtar më shumë në fushë ishte një mundësi më e mirë për Dritën dhe kjo edhe u konkretizua me një gol mjeshtëror që e  ka shënuar Besnik Krasniqi, i cili nga anash e qëlloi topin me efe me këmbën e djathtë dhe e dërgoi atë në këndin e djathtë të poshtëm të portës së Ilijazit. Me rezultatin 1:1 është mbyllur pjesëloja e parë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like