Futboll

Gjilani ia fal fitoren Drenicës

Me një veprim amator në fund të ndeshjes, Krivanjeva i Gjilanit ia fali topin sulmuesit të Drenicës në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes, duke ia falur edhe fitoren dhe tashmë kupa është mbushur të Gjilani që aspak nuk luajti mirë.

Nëse nuk mundi të fitojë, Gjilani së paku do të duhej të merrte një pikë në këtë ndeshje, por edhe atë nuk e arriti, në një ndeshje ndër më të dobëtat të parë ndonjëherë.

Gjilani e Drenica në pjesën e parë të lojës luajtën një lojë të plogësht e pa raste të mira shënimi. Kështu në  minutën 21, Edi Basha qëlloi nga 16 metra, por portieri Gomez e priti topin duke e dërguar në fundore. Në minutën 33 Prapashtica pasoi për Rrahmanin, por portieri Gomez e mbylli këndin dhe dërgoi topi në  fundore. Nga gjuajtja nga këndi harkoi Thaqi, kurse Adili gjuajti me kokë e topi shkoi jashtë portës. Drenica rastin më të mirë e patin ë minutën 36, kur Kreshnik Uka shërbeu Igball Jasharin, që gjuajti por që Laroshi e evitoi rrezikun.

Në minutën 50 Edi Basha nga e djathta harkoi për mrekulli, Aganspahiq gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi mbi portë. Në minutën 68 Prapashtica gjuajti nga ana e majtë, por topi shkoi skaj portës. Mbi portë gjuajti edhe Totre në minutën 70.

Dhe kur kishte kaluar edhe minuta e gjashtë shtesë, ndodhi ai momenti i çuditshëm, të cilin si duhet e shfrytëzoi sulmuesi i Drenicës Genc Hamiti për rezultatin 0:1, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like