Gjilan

Kryetari Hyseni, priti shefen e IOM-it në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë, Anna Rostocka.
I pari i Gjilanit, tregoi se në takim u diskutua për projektet e përbashkëta që synojnë fuqizimin e rinisë, integrimin e suksesshëm dhe veçanërisht rolit kyç që luan diaspora jonë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.
“Si komunë, mbetemi të përkushtuar që përmes partneriteteve me organizata ndërkombëtare si IOM, të krijojmë mundësi të reja për qytetarët tanë dhe të forcojmë lidhjen me bashkëatdhetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like