Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit së bashku me ministrin Dimal Basha, nënshkruan memorandumin për realizimin e punimeve në hyrje-daljet e Gjilanit.
Në kuadër të kësaj vizite, inspektuan edhe disa prej vendpunimeve në qytet, përfshirë rrugën “Hamdi Kurteshi”, lagjen Dardania dhe lagjen Tetë, ku po ndërtohen rrugët, trotuaret dhe rrjeti i kanalizimit atmosferik.
“Bashkë me Qeverinë Kurti do të vazhdojmë me hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës së Gjilanit.
Falënderoj ministrin Basha për gatishmërinë për t’i mbështetur projektet e Gjilanit”, ka theksuar Hyseni.



