Sot e shfrytëzuam kohën e lirë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkë me disa banorë të Velekincës u angazhuam për ta pastruar rrugën kryesore të fshatit, rrugët “Naser Neziri” dhe “Hysen Jakupi”, si dhe nënkalimin afër shkollës.
Nuk na u desh shumë kohë, por ndryshimi u pa menjëherë. Kjo dëshmon se kur ka vullnet dhe bashkëpunim, çdo gjë bëhet më lehtë.
Të gjitha mbeturinat që i grumbulluam i dorëzuam në deponinë e Velekincës, e cila tashmë është e hapur çdo të shtunë për pranimin e mbeturinave nga qytetarët. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe t’i hedhim mbeturinat aty ku e kanë vendin.
Shpresoj që ky veprim i vogël të shërbejë si një mesazh për të gjithë ne. Velekinca është shtëpia jonë e përbashkët dhe pastërtia e saj është përgjegjësi e secilit. Ta duam vendin tonë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.
Fadil Ademi, këshilltar komunal





