Gjilan

Artisti, Kushtrim Rashiti nga sot rrugëton bashkë me Aleancën

Artistë si Kushtrimi ka shumë Kosova, ka Gjilani porse ata nuk kanë gjetur përkrahjen e duhur dhe hapësirën për të vepruar ashtu siç ata duan dhe munden.
Kushtrimi ka vendosur të jetë krah nesh në Aleancë sepse aty e sheh përfaqësimin e drejt, të sinqertë dhe pernime.
Kushtrimi ka diplomuar në UShT në vitin 2007, drejtimi Pikturë. Titullin Master në Pikturë e ka marrë në Universitetin e Prishtinës.
Kushtrimi në vitin 2009 ka vazhduar Specializimin në Cite International Universite de Paris ku në vitin 2012 merr Titullin e DESS ( Diplome Etude Superier Specialise).
Është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2008 Kushtrimi shpërblehet nga Akademia Evropiane e Arteve, me vendin e dytë dhe me medalje argjendi.
Ekspozitat personale të Kushtrimit:
1. Luterbache France
2. Bruksel Belgjike
3. France Nacy
4. France Paris
5. Usa Los Angelis
6. Gjermani Koln
7. Itali Firence
8. Suedi Malmo
Mirë se vjen në familjen e madhe dhe serioze politike Kushtrim. Rrugëtojmë bashkë dhe krahas për ta bërë Gjilanin një qytet të jetueshëm dhe me përspektivë për secilën kategori të shoqërisë!
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

You Might Also Like