Futboll

𝐁𝐥𝐞𝐧𝐝 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 𝐬𝐡𝐤ë𝐥𝐪𝐞𝐧 𝐬ë𝐫𝐢𝐬𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐧 𝐔𝟏𝟗 𝐧ë “𝐌𝐚𝐢𝐧 𝐑𝐨𝐮𝐧𝐝”

Kombëtarja e Kosovës U-19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” me protagonistë futbollistin e SC Gjilani Blend Krasniqi, i cili realizoi një tjetër dygolësh.
Krasniqi realizoi dy gola në fitoren e ‘dardanëve’ përballë Maqedonisë së Veriut me shifrat 6:3.
Kosova U-19 prej 21 deri më 26 mars do t’i luajë ndeshjet kualifikuese të fazës ‘Main Round’, ku në Grupin 3, krahas Portugalisë nikoqire janë edhe Sllovakia dhe Bjellorusia.
Blendit i urojmë shumë suksese në angazhimet tashmë me ekipin.
Shkolla e Futbollit SC Gjilani

You Might Also Like